Numërimi i votave në SHBA, Trump ‘kokë më kokë’ me Biden në Nevada

LAJME

Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Nevadës mes presidentit aktual, Donald Trump dhe Joe Biden.

Ky i fundit kryeson me 0.6 % më shumë se Trump.

Joe Biden në këtë shtet është 49.2 % ndërsa Donald Trump 48.6%.

Kujtojmë se shteti i Nevadës fituesit do t’i sjell gjashtë vota elektorale në garën presidenciale.

Në disa postime në Tëitter, divizioni i zgjedhjeve i sekretarit të shtetit të Nevada njoftoi se janë numëruar të gjitha votat e parakohshme, votat e bërë fizikisht në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve dhe fletëvotimet postare të marra deri të hënën.

Ato njoftuan se do të pezullonin azhurnimet e rezultateve të zgjedhjeve deri ditën e enjte.