Nis seanca, Kadri Veseli del para Tribunalit Special në Hagë

LAJME

Ish kreu i PDK-së,  Kadri Veseli është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.