Nis seanca, Jakup Krasniqi del para Tribunalit Special në Hagë

LAJME

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është paraqitur para para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020, shkruan Reporteri.net.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në po të njëjtën ditë.

Krasniqi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale, kanë njoftuar nga Dhomat e Specializuara.