Nënkryetarja e VV-së: Qeveria ka futur vendin të terr, koha për zgjedhje

LAJME

Nënkreytarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputete e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.


Ajo thotë se qeverinë aktuale nuk mund ta shpëtojë asnjë zgjerim koalicioni e as pazar politik.

Kollçaku thotë se duhet të flasin qytetarët, pasi i tyre është vendi dhe vendimi.

“Nuk ka zgjerim koalicioni që iu shpëton, as pazar politik që iu nxjerr me fytyrë nga ky terr ku e keni futur vendin. Andaj, zgjedhje! Të flasin qytetarët, se i tyre është vendi dhe i tyre është vendimi”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.