Në Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i disa rasteve për të ruajtur stafin

LAJME

Në Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i rasteve elektive për ta ruajtur stafin.


Oftalmologu Dr. Florim Zejnullahu,  ka publikuar një fotografi ku shihen pacientët e grumbulluar duke pritur për shërbime në këtë klinikë.

 

“Momentalisht në Kliniken e Syve janë të prekur dhjetë mjek dhe inferimer me covid dhe puna po vazhdon normalisht???!!! Kështu që bëjë thirrje që për të ruajtur stafin dhe shërbimet momentalisht të kalohet strikt me mbyllje dhe në kalimin e punës vetëm për rastet urgjente”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Mbrëm në orën 20 mora rezultatin nga një laborator privat se kam rezultuar pozitiv në SarsCoV-2.

Përkundër që isha kujdestar në Klinikën e Syve për shkak të diskordinimit ndër klinik dhe vonesave që mund të ndodhnin, pas disa simptomeve të dyshimta për të mos rrezikuar të tjerët u detyrova që testimin ta bëj në një laborator privat.
Për këtë bëjë thirrje që IKSHP të
të ketë një ekipë të veqantë vetem
për staf të QKUK ës sepse në dy javët e fundit është rritur numri i të prekurve ndër mjek dhe infermier.

Ju njoftoj se nga sot do tē jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.

Të nderuar qytetarë dhe staf mjekësor virusi gjendet në mesin tonë, andaj bartni maskat, ruani distancën dhe aplikoni masat tjera mbërojtëse.

 

Të nderuar menaxhment i SHSKUK-ës, dhe struktura tjera qeveritare ju lutem të përcillni zhvillimet dhe masat që janë duke u aplikuar tash në shtetet perendimore ngase vonesat që janë duke ndodhur në vazhdimësi për ashpërsim të masave po ju kushtojnë shumë klinikave dhe ka bërë që të ketë reduktim të stafit mjekësor dhe pesfishim të rritjes së numrit me të prekur në nivel vendi.
Momentalishtë në Kliniken e Syve janë të prekur dhjetë mjek dhe inferimer me covid dhe puna po vazhdon normalisht???!!!
Kështuqë bëjë thirrje që për të ruajtur stafin dhe shërbimet momentalisht të kalohet strikt me mbyllje dhe në kalimin e punës vetëm për rastet urgjente.

Fotografi e pëtditshmërisë së Klinikës se Syve ku shihet numër i madh i pacientëve dhe mosrespektimi i kriterit bazik të luftës anticovid, mbajtjes së distancës.