Milaim Zeka: “Shtëpia e Verdhë” u shpik nga dy gazetarë të Shqipërisë

LAJME

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se për fatin tonë të keq, tradita shqiptare këtu e dy mijë vjet, nuk tregon asnjë rast të reagimit kolektiv, përveç në rastin e minatorëve të Trepçës kur kishin hyrë në grevë.

“Spektakle të tilla të arrestimit në Kosovë kanë ndodhur plot herë, por asnjë reagim nuk e kemi pasur. Është bërë i njëjtë arrestim ndaj Fatmir Limajt nga EULEX-i dhe s’ka pasur reagim. Mua me kanë arrestuar me 80 vetë dhe në atë rast me ka abortuar edhe gruaja”, ka thënë ai.

 

Sipas tij, ai është bastisur nga ora 8 e 30 e mëngjesit deri në orën 19.

 

“Atë ditë e kam paralajmëruar arrestimin e Jakup Krasniqit. Kam lexuar deklarata tmerruese ndaj njerëzve të UÇK-së, edhe për Jakup Krasniqin, por këto deklarata nuk u morën seriozisht asnjëherë.

Deklaratat që unë i kam thënë në vitin 2013 janë dy femra të cilat kanë kërkuar azil politik në Suedi. Ke shqiptarë që për me marrë azil politik në Suedi kanë thënë se janë homoseksual. Këto kur ua thash dikujt iu kanë dikur hajgare”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se rasti i të ashtuquajturës “Shtëpi e Verdhë” është shpikur nga dy gazetarë të Tiranës.

“Edhe në Shqipëri edhe në Kosovë nuk është hapur debat pse Ermira Mehmeti dhe Arta Dada pse nuk qëndruan në sallë dhe të votojnë kundër raportit të Dick Martyt. Ermira thotë se kemi marrë urdhëra që të largohemi nga salla. Dick Marty e ka sponsorizuar këtë rezolutë me mbështetje të Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë Zeka.