Migjen Kelmendi: Jam i bindur në pafajësinë e Veselit dhe të tjerëve

LAJME

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi në njërin nga tv kosovare ka folur rreth aktakuzave të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Ai ka thënë se beson në pafajësinë e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

 

“Jam i bindur në pafajësinë e Veselit dhe të tjerëve”, ka thënë Kelmendi.

 

Ai ka thënë se nuk mund ta mendoj se dikush i gëzohet situatës në të cilën ndodhet Kosova.