Melania kërkon nga Trump ta pranojë humbjen nga Biden

LAJME

Melania Trump ka kërkuar nga Donald Trump ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe humbjen nga Joe Biden.

Rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump ka filluar të ndahet në lidhje me refuzimin e tij të vazhdueshëm për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pasi Jared Kushner dhe zonja e parë Melania Trump e këshilluan atë që të pajtohet me fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, raporton Cnn.

Mirëpo, djemtë e tij të rritur e shtyjnë atë dhe aleatët për të vazhduar presionin.

Kushner, dhëndri i Presidentit dhe këshilltari i lartë, i është afruar atij për të pranuar rezultatin, thanë dy burime për CNN.

Zonja e parë, sipas një burimi të veçantë të njohur me bisedat, ka thënë privatisht se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, dy djemtë e rritur të Trump, Donald Jr dhe Eric, u kanë kërkuar aleatëve të vazhdojnë presionin dhe ata kanë shtyrë republikanët dhe mbështetësit të refuzojnë publikisht rezultatet edhe kur CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Biden të shtunën.