Me flamur të UÇK-së, Endrit Thaçi shkoi para selisë së Speciales, në përkrahje të babait

LAJME

Endrit Thaçi ishte i pranishëm dje para selisë së Gjykatë Speciale në Hagë.


Ai së bashku me disa shqiptarë, derisa mbahej seancë ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, rrinin jashtë objektit me flamuj në duar.

“Simboli i UÇK-së dhe flamuri kombëtar”, ishin flamujt që mbanin në duar Endriti dhe disa veteranë.

Ndryshe, ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, kishin dje paraqitjet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Speciale.