Masa rigoroze për restorantet, qendrat tregtare dhe bizneset e tjera nga e premtja

LAJME

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për masat e reja anti Covid-19.


Nga e premtja e kësaj jave, gastronomia ku përfshihen hotelet, restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme, do të lejohen të punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 20:00.

 

Por, jo të gjitha kanë të drejtë këtë orar, komunat me risk të mesëm lejohet veprimtaria e gastronomisë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 18:00, kurse ato me risk të lartë ju lejohet veprimtaria e nga ora 05:00 deri në ora 19:00.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, por në vendet me rrezik të mesëm qendrat tregtare lejohen të punojnë vetëm deri në ora 18:00.

Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”./