Lutfi Haziri kërkon të respektohen masat: Mos u bëni për spital

LAJME

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit.


Haziri u ka kërkuar qytetarëve që të mos bëhen për spital.

“Vetëm dje, përmes QKMF’se, kemi pasur 53 kontrolla në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve. Jemi e vemja komunë që e kryejmë këtë shërbim dhe po del të jetë e duhur sepse nuk ka nevojë që të ngarkohet Spitali i Përgjithshëm”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.

“Ju lutem respektoni masat e mos u bëni për Spital”, ka apeluar ai.

Nga fillimi i pandemisë, Gjilani ka regjistruar 1504 të infektuar në total, 1192 të shëruar e 48 të vdekur.

Aktualisht, në këtë qytet janë 264 raste aktive me COVID-19 e 21 persona të infektuar po trajtohen në spital.