Limaj pas kërcënimeve të Vuçiqit: Është koha e fundit që BE-ja të marrë masa

LAJME

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit luftënxitëse të Beogradit zyrtar në raport me Kosovën.


Limaj një prononcim për KosovaPress ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa ndaj regjimit aktual në Beograd, i cili po vazhdon rrugën e politikave të krimit në raport me shtetin e Kosovës, duke kërcënuar me luftëra të reja në rajon.

“Ushtria që ka bërë gjenocid dhe spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutuesit e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizimin e planit të Serbisë së madhe përmes luftës terrorit e gjenocidit. Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për regjion e më gjerë. Është koha e fundit që Bashkimi Europian të merr masa ndaj ketij regjimi.

Ndryshe, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në deklarimet e tij për mediat serbe, ka paralajmëruar një luftë të re të mundshme sikur ajo në Nagorno-Karabak ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.