Lekaj: Për dallim nga VV’ja, unë do t’i përmendi me emra ushtarët e lirisë Thaçin, Krasniqin e Veselin

LAJME

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj duke folur për zhvillimet e fundit në vend me Gjykatën Speciale, akuzoi Vetëvendosjen që po hezitojnë t’i përmendin me emra Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqit dhe ish-ushtarët tjerë të lirisë që ndodhen në Hagë.


Lekaj ka kërkuar nga Vetëvendosja dhe të gjithë partitë tjera që bëhen bashkë në këtë padrejtësi që po u bëhet ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

 

“Për dallim nga Vetëvendosja, unë do t’i përmend figurat e UÇK’së që janë në Hagë, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, e komandant Cali, dhe u bëj thirrje klasës politike në Kosovë të bëhet bashkë në këtë stuhi e fatkeqësi ”, ka thënë Lekaj para deputetëve.

 

Kujtojmë, që ishin deputetët e Vetëvedosjes  Arbërie Nagavci dhe Artan Abrashi të cilë dolën para Pal Lekajt, dhe ngurruan të përmedin emrat e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit në foltore, duke iu drejtuar me emër veç bashkëpartiakut të tyre që ndodhet në Hagë, Rexhep Selimit