Lekaj i AAK-së bën thirrje që të unifikohet spektri politik

LAJME

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ky subjekt politik po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.


“Besojmë në drejtësi, në luftën e pastër të UÇK-së, që ka bërë luftë mbrojtëse kundër një regjimi gjenocidial të Millosheviqit”, është shprehur Lekaj, njofton Klan Kosova.

“Kreu u AAK-së e ka dëshmuar se pranon drejtësinë dhe ballafaqohet me të dhe që veprimet e UÇK-së kanë qenë të drejta dhe të pastra dhe për këtë është liruar si i pafajshëm. Si AAK bëjmë apel që të pranohet drejtësia edhe pse si AAK nuk e kemi votuar këtë gjykatë. Nuk guxojmë të kthehemi mbrapa, por duhet të veprojmë drejtë, të unifikuar tërë spektri politik që situata të menaxhohet për të mirën e vendit”.

Lekaj në Rubikon ka theksuar se spektri politik vendor duhet të ulet që ta gjejë zgjidhjen më të mirë se si të veprohet pas zhvillimeve të sotme.

“Kjo i bën mirë edhe atyre qe pa të drejtë janë në Hagë. Duhet të bashkohemi. AAK sot në mbledhjen e Kryesisë ka ftuar që të ketë një takim të Qeverisë po ashtu një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend dhe mbledhje të Këshillit për Siguri të Kosovës”.