Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

LAJME

Në pesë ditët e ardhshme moti do të vijoj kryesisht i ngjashëm, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.