Kurti uron Joe Biden: Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës

LAJME

Ish kryeminsitri i Kosovës, lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka uruar Joe Biden, president të SHBA-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti e ka quajtur Biden mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës.

Kurti ka thënë se pret që të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Urime për fitoren e tij historike, Joe Biden. Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti.