Kryeminsitri kroat: Do vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti me Shtetet e Bashkuara

LAJME

Kroacia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me Shtetet e Bashkuara, tha sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, pas njoftimit se demokrati Joe Biden ka fituar në zgjedhjet presidenciale.

Ai deklaroi se ka shumë gjëra që lidhin SHBA-të dhe Kroacinë, dhe natyrisht partneritetin më të gjerë transatlantik që ekziston midis SHBA dhe BE, raportoi Hina.

“Sipas të dhënave që kemi tani, mendoj se është e sigurt se cili është rezultati. Ne përgëzuam presidentin e zgjedhur Biden, zëvendëspresidentin e zgjedhur Kamali Harris dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie aleate, partneriteti, cilësore midis Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Plenkoviq.

Ai vuri në dukje se zgjedhjet presidenciale treguan një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve amerikanë për të dalë në zgjedhje.

“Kemi pothuajse 145 milionë njerëz në procesin demokratik, i cili mendoj se është shumë i mirë,” vuri në dukje kryeministri Plenkoviq.