Kryeministri Hoti vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Itali

LAJME

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti,  ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.


Nesër paradite Kryeministri Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

 

Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

 

Në vizitën e parë zyrtare të Kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj,  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Teuta Sahatqiu./