Kryeministri Hoti ia uron fitore presidentit Joe Biden

LAJME

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si President i SHBA-ve


Joe Biden sot u konfirmua se ka fituar zgjedhjet në SHBA, derisa tani ka ardhur edhe urimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net

Hoti me anë të një postimi në Facebook e ka uruar Bidenin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i Hotit:

Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta.