Konjufca thotë se VV-ja do koalicion të gjerë për Qeveri

LAJME

Lëvizja Vetëvendosje çdo ditë thuajse proklamon se do të marrin 51% të votave dhe do të mundohen të ndërtojnë të vetme qeverinë e re, së bashku me partitë e komuniteteve.


Por njeriu më i fortë në Vetëvendosje, pas Albin Kurtit, ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca thotë se është që qeveria e re në krye me VV-në duhet të jetë më e gjerë e jo e ndërtuar vetëm, për shkak të Gjykatës Speciale dhe proceseve tjera që po kalon vendi.

“Në qeverisjen e ardhshme VV duhet ta krijoi një qeveri më të gjerë, jo të ngushte e vetëm vet, më e gjerë për shkak të gjitha proceseve që i kemi përpara nga Gjykata Speciale, me i përballu më lehtë e më mirë, sepse pasojat do të jenë për shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se Specialja nuk ka të bëjë me disa individë, por e prek shtetin e Kosovës.

“Kjo gjykatë do të krijojë pasoja që duhet me i përballu dikush”, tha Konjufca.

Ai tha se për ta përballuar Gjykatën Speciale është e nevojshme një qeveri e fortë, e jo qeveria aktuale që vrapon për bisedime me Serbinë