Kjo është letra e plotë e dorëheqjes së Thaçit

LAJME

Hashim Thaçi para dy dite dha dorëheqje nga pozita e presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.


Ish presidenti Thaçi me 5 nëntor përmes një konference të jashtëzakonshme për media, tregoi se kryeprokurori i shtetit Aleksandar Lumezi, i kishte sjellë dokumentin ku tregohej se Specialja ia kishte konfirmuar aktakuzën.

 

Thaçi atë ditë përmes një dokumenti zyrtar kishte njoftuar Vjosa Osmanin, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për dorëheqjen e tij.

 

Në letër shkruhet se ai po jep dorëheqje për të ruajtur integritetin dhe dinjitetin e presidencës, ku tutje thuhej se edhe nga kjo sfidë ushtarët e UÇK’së do dalin faqebardhë.