Kërcënimet e Vucic, reagon ministri i Mbrojtjes: Nëse lufta është e pashmangshme, ne do ta fitojmë

LAJME

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Aleksandar Vucic, se mund të ketë një konflikt mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se një të tillë do ta fitonte populli kosovar.


Quni përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për luftë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ndaj kësaj deklarate të Vucic ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar reagime nga Bashkimi Europian dhe NATO.