Kajtazi: Nëse Specialja fakton ndonjë krim ndaj shqiptarëve, fajtorin duhet kërkuar te Rexhep Qosja

LAJME

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se nëse Dhomat e Specializuara faktojnë ndonjë krim të motivuar politikisht ndaj shqiptarëve, fajtorin pse kanë ndodhur këto krime, duhet kërkuar te ngrehina LBD dhe lideri i saj Rexhep Qosja.

Sipas tij, struktura politike e instaluar në LBD dhe e orkestruar nga ideologu i saj Rexhep Qosja, në vazhdimësi, në mënyrë sistematike ka prodhuar dhe manifestuar urrejtje dhe mosdurim ndaj atyre që mendonin ndryshe, njofton Klan Kosova.

 

“Të rinj me zemra të pastra si kristali, të frymëzuar nga predikimet Qosiane, u hodhën në veprim, ku rasti i plagosjes së profesor Sabri Hamitit, të Enver Malokut dhe kindapimit të Zejnulla Rrahmanit ishte preludi i cili filloi aktivitetin e atyre që sot e vuajnë Hagën”.

 

“Kjo strukturë, duke e futur në gjirin e saj Albin Kurtin, ka fajin edhe për motivimin të zemrave të çiltra djaloshare në luftë kundër shtetësisë së Kosovës. Kjo strukturë është fajtore për vrasjen e Mon Balaj, Arben Xheladinit, Astrit Deharit. Kjo strukturë motivoi dhe manipuloi të rinj që të sulmojnë brutalisht Policinë e Kosovës, të përdorin armatim të shkatërrimit në masë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ta godasin me antitank Kuvendin e Republikës, të nxisin urrejtje ndaj SHBA dhe NATO, pa të cilat Liria e Kosovës nuk do të kishte emër”.

“Ishin djem të ri, të mbushur me idealin e lirisë së Kosovës, mendonin se po i shërbenin asaj”.

“Ky dëm, shtetin e Kosovës e ka quar në buzë të greminës, kurse Rexhep Qosja dhe kreatorët e strukturës së tij LDD-iste janë strukur si strucë”.

Kujtojmë se Fadil Kajtazi është burri i deputetes Lirije Kajtazit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.