Kadri Veseli, do të dalë sot në seancë fillestare para Gjykatës Speciale.

LAJME

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e Veselit do të mbahet në orën 15:00, e cila do të jetë “live” edhe në Reporteri.net.

Para Veselit, para gjykatës dolën dje Jakup Krasniqi dhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilët u deklaruar të pafajshëm dhe hodhën poshtë aktakuzat.

Madje, Jakup Krasniqi akuzoi rëndë Gjykatën Speciale, duke thënë se procesi e ka adresën në Beograd.

Ndërkohë, ish-presidenti Thaçi u mbrojt tërësisht në heshtje dhe vetëm u deklarua i pafajshëm, duke mos shtuar më shumë. Ai tha se gjithçka ka për të thënë, do ta bëjë avokati.

E dalja e katërshes para Speciales do të përmbyllet me Rexhep Selimin, i cili do të dalë të enjten para kësaj gjykate.

Ndryshe, që të katër këta eprorë të UÇK-së, po akuzohen për vrasje, torturime dhe shumë akuza të tjera që, sipas prokurorëve të Speciales, dyshohet se janë kryer në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.