Jep detaje sizmologu kosovar, pas tërmetit që u ndje mëngjesin e sotëm në Kosovë

LAJME

Udhëheqësi i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje rreth termetit që u ndje sot në Kosovë, e që epiqendrën e kishte në Maqedoninë e Veriut.

Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 shkallë Rihter.

 

Tërmeti që ndodhi 55 kilometra në jug të Prizrenit, është ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.

Postimi i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 11/11/2020 n’ora 4:54 sipas kohës lokale, Maqedonia është goditur nga nje tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter.

Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovës.