Ish ministri i shëndetësisë kritikon Qeverinë rreth koronavirusit: Mos të merren vendime pa vlerë dhe efekt

LAJME

Ish ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani, që vinte nga radhët e LDDK’së ka kritikuar vendimet dhe masat që janë marrë së fundmi nga Qeveria kundër koronavirusit.


Ai përmes një postimi në Facebook, tha se është  e pamundur që identifikimi i rasteve pozitive të ndodh në kohë reale.

 

“Prandaj, numri i rasteve pozitive, aktive, ka mundësi të jetë 4-5 herë më i madh nga numri zyrtar i raportuar. Mbingarkimi i institucioneve tona shëndetësore nuk është diçka që po na ndodh vetëm neve, kjo po ndodh gjithkund pa dallim. Ka mundësi reale që personeli shëndetësor të infektohet në masë dhe në të njejtën kohë të detyrohet të paraqitet në punë, sepse ai nuk mund tē zëvendsohet, është specifik, e kjo e shton rrezikun.Tash veç kemi shembuj të tillë ne vendet evropiane”, ka shkruar ai.

 

Ky është postimi i plotë:

“Prandaj, numri i rasteve pozitive, aktive, ka mundësi të jetë 4-5 herë më i madh nga numri zyrtar i raportuar. Mbingarkimi i institucioneve tona shëndetësore nuk është diçka që po na ndodh vetëm neve, kjo po ndodh gjithkund pa dallim. Ka mundësi reale që personeli shëndetësor të infektohet në masë dhe në të njejtën kohë të detyrohet të paraqitet në punë, sepse ai nuk mund tē zëvendsohet, është specifik, e kjo e shton rrezikun.Tash veç kemi shembuj të tillë ne vendet evropiane. Gjithashtu, nga mbingarkesa mund të vijmë në situatë kur duhet të refuzohen pacientët, respektivisht të udhëzohen që të trajtohen në shtëpi. Ne nuk i kemi kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar shërbimet në shtëpi. Qeveria e Kosovës duhet të i mendoj mirë masat që po merren dhe sbatueshmërinë e tyre, sepse ato po devalvohen në vendime “pa vlerë dhe efekt” nga mosrespektimi i tyre si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet në disa nga komunat. Nuk kemi alternativë tjetër përveç që të RESPEKTOJMË MASAT.’’/g