Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, kritikon Selim Selimin: Kryetari i shtetit ka shkuar në Hagë e ju s’keni asnjë informacion

LAJME

Gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, pasi iu vërtetua aktakuza për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, u shpreh i revoltuar ndaj homologëve kosovarë.

Ai tha se si ka mundësi që nuk dihet asgjë në lidhje me ish-presidentin, por edhe personave të tjerë që janë thirrur nga gjykata, përfshirë këtu edhe Kadri Veselin. Milo theksoi se i gjithë shteti në të tilla situata duhet të ishte në panik dhe “të lëvizte çdo gurë” për të mësuar të reja.

“Kryetari i shtetit të Kosovës ka vajtur në Hagë, është e pafalshme, duhet të ishit në panik. Si mundet që presidenti i Kosovës shkon në Hagë dhe ju nuk dini se çfarë ndodh me të. Është detyrë e të gjithë institucioneve të Kosovës. Këtu është nderi juaj, ju kanë marrë kryetarin e shtetit, ju nuk dini informacion por vetëm si është përcjellë në aeroportin e Prishtinës. Keni takime me dhomat speciale atje, gjykatën? Ju që jeni ministri i Drejtësisë, ju me këtë punë jeni. Po ajo ambasada e Kosovës, nuk ka informacion, çfarë bën ajo atje, kjo është e pafalshme”, tha Milo.