Ish-komandanti i UÇK’së: Kadri Veseli do ta dëshmojë se UÇK’ja ka bërë luftë të pastër

LAJME

Ish-komandanti i luftës, Hisen Berisha, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Berisha ka thënë se Veseli do ta dëshmoj se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër.

 

“Në deklaratën e kryetarit të partisë Kadri Veseli e keni vërejtur madhështinë e një burrshteti, një dha që me armë në dorë mbrojtje këtë vend nga pushtuesi sllav”.

 

“Këto veprime që po ndodhin tani është beteja e fundit që po bëhet për të mbrojtur të gjithë pretendimet për ta njollosur emblemën e kombit tonë”.

“Unë besoj se mbrojtja do ta bëj punën e saj dhe do ta arrijmë edhe fitore ku do të dëshmohet se ne kemi bërë një luftë të pastër çlirimtare për të cilën do të mburremi përgjithmonë”, tha Berisha, raporton Ekonomia Online.