Ibrahimi thotë se vota e shqiptarëve mund të ketë efekt vetëm në këtë shtet të SHBA’së

LAJME

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se komuniteti shqiptar në Amerikë mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor në shtetin e Michigan.

“Diaspora shqiptare mund ta ketë efektin vetëm në Michigran. Komuniteti serb e ka rëndësinë në Ohio. Këto janë dy shtete që mund ta përcaktojnë presidentin e ardhshëm”, është shprehur Ibrahimi, njofton Klan Kosova.

 

“Fuqia e lobit shqiptar në Amerikë nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, fuqia ka qenë në Kongres. Ka një iniciativë të ringjalljes së lobit shqiptar në Amerikë. Ka një iniciativë për t’i vënë shqiptarët në një tryezë për ta vënë prezencën e tyre në Washington”.

 

“Ambasada nuk e zëvendëson lobin. Besoj se do ta kemi një prezencë fizike të lobit shqiptar në Amerikë”.