Ibrahim Kelmendi i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë: Urime çlirimi

LAJME

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.


Pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza dje iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Ndërkohë Vjosa Osmani ka marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, pas dorëheqjes së Thaçit nga kjo detyrë.