Hoxhaj: Në Hagë po gjykohet pavarësia dhe populli i Kosovës

LAJME

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas seancës së parë ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.

Hoxhaj thotë se ky proces është kundër lirirsë së Kosovës, pavarësisë e sakrificës së popullit.

Atje siaps tij po gjykohet populli i Kosovës, thotë Hoxhaj.

Thaçi deri tani iu ka prirë betejave, në liri dhe paravarësi e shtetndërtim, shkruan Hoxhaj.

Hoxhaj e vlerëson paraqtije dinjitoze të Thaçit në Dhomat e Specializuara, si vazhdim i përpjekjeve për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Ky është postimi i tij i plotë:

Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!

Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!

Prandaj, paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!