Hoti për Veselin: Të njoh, e di që frika nuk është opsion për ty

LAJME

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, e ka quajtur Kadri Veselin hero të gjallë pasi këtij të fundit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

“Heronjtë e kanë fatin e shkruar me sfida! UÇK ka edhe emrin tij në emblemën e saj”, shkruan Hoti në Facebook.

 

“Kadri Veseli, pavarësisht çdo bindje politike tek secili që e ndjen veten shqiptar, me veprimtarinë tuaj për kombin shqiptar ju keni fituar epitetin e Heroit të gjallë. Të njoh, e di që frika nuk është opsion për ty, e di që edhe 100 jeta m’i pasë, të gjitha i shkrin për atdhe, e di që me krenari dhe kokën lartë do ta tejkaloni edhe këtë padrejtësi të poshtër që po ju bëhet juve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jemi në mbështetjen tuaj duke uruar nga zemra që ta kaloni edhe këtë sfidë”.

 

“Me plot bindje, Ju jeni ndër heronj të gjallë të kombit tonë”, përfundon Hoti.