Hoti për bastisjen në shtëpinë e Krasniqit: Kosova do të jap shembull të bashkëpunimit me Specialen

LAJME

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me aksionin e EULEX-it në shtëpinë e Jakup Krasniqit që po zgjatë më shumë se prej 6 orësh.


Hoti ka shkruar në Facebook se Kosova do të jap shembull të bashkëpunimit me Specialen, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.

Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.