Hoti pas vizitës në Klinikën Infektive: Kjo praktikisht është situatë lufte

LAJME

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK, bashkë me Mininstrit e Shëndetësisë, Amend Zemaj, pas rritjes së rasteve me koronavirus


Kryeministri Hoti ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë, dhe se kjo gjendje i ngjanë një situate lufte.

 

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Hoti para mediave.

Kryeministri shtoi se do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat për furnizim me oksigjen dhe barna.

“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rrite efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna.

“Po bëjmë maksimumin që të furnizojmë me oksigjen dhe shtertë shtesë. Do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Do të jemi në baza të rregullat këtu, që tu dalim në ndihmë të gjitha atyre që kanë nevojë”, tha Hoti.

Kujtojmë, që se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845.