Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion

LAJME

Të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të zhvilluar interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së tetë deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.


Seanca me vetëm këtë pikë në rend dite do të filloj në orën 15:00, ka njoftuar Kuvendi.

Ndryshe kryeministri Hoti,  ka thënë se arsyeja pse e kanë shfuqizuar këtë Task-forcë është se përmes këtij vendimi brenda Policisë së Kosovës janë krijuar struktura joligjore dhe jo në përputhje me ligjin për Policinë e Kosovës.

Hoti sot ka raportuar në Kuvend lidhur edhe me dy interpelanca të tjera.