Hoti: Çështja e të pagjeturve është thelbësore në dialogun me Serbinë

LAJME

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka pyetur në seancën plenare që po mbahet kryeministrin Avdullah Hoti, nëse Qeveria do ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me hapjen e hetimeve nga ana e Serbisë për të pagjeturit.


Hoti ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë thelbësore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se pa çështjen e të pagjeturve, s’mund të ecet përpara në dialog.

“Çështjet e personave të pagjetur me të drejtë na shqetëson të gjithëve. Po bëjmë përpjekje maksimale që të bëjmë progres… Dialogu me palën serbe i ndërmjetësuar nga BE jo rastësisht ka filluar me temën e të pagjeturve”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se synimi themelor i qeverisë është gjetja dhe riatdhesimi i trupave të pagjeturve.

“Do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara”, tha Hoti.