Historia fotografisë së Hashim Thaçit, në vjeshtën e vitit 1997 në Francë

LAJME

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi u paraqitur dje para gjyqësisë në Hagë, në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.


Thaçi u deklarua i pafajshëm, teksa bëri të ditur se ka lexuar aktakuzën që po i bëhet dhe se pa asnjë dyshim i hedh të gjitha poshtë.

Hashim Thaçi që ishte një nga emrat kryesor të UÇK-së, por më pas edhe të shtetësisë së Kosovës. Thaçi dikur ishte dënuar në mungesë, me dhjetë vite burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e është pikërisht këshilltari i tij politik, Ismail Syla i cili ka publikuar një fotografi të kohës kur Thaçi asokohe gjendej në Perëndim.

Ai tha se Thaçi mund të bënte jetë të qetë atje, por zgjodhi rrugën e lirisë, duke u kthyer nga Franca.

“I dēnuar nē mungesë me dhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e Danica Marinkoviqit) Hashim Thaçi u arratis në Perëndim. Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtē 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)”, ka shkruar ai.