Haxhiu për masat: Qeveria bëri konfuz qytetarët, duke i njoftuar tri orë përpara vendimit

LAJME

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Bekim Haxhiu, ka komentuar masat e reja të Qeverisë ndaj COVID-19, duke thënë se me këto masa ata i kanë bërë konfuz qytetarët. 


Me anë të një postimi në Facebook, Bekim Haxhiu, ka thënë se siç duket Qeverinë e Kosovës e ka zënë pandemia në befasi.

 

Sipas tij me masat që ndërmori sot, Qeveria krijoi konfuzion te qytetarët duke mos i sqaruar saktë ato.

“Veprimet ad-hoc për të parandaluar infektimin me virusin corona, janë papërgjegjësi dhe absurditet i kësaj qeverie e cila njofton për masat vetëm tre orë para se ai vendim të hyjë në fuqi. Ky veprim shton edhe më shumë rrezikun për infektim, sepse qytetarët sigurisht me arsye krijuan tollovi kudo për t’i kryer obligimet e tyre personale dhe furnizimet ushqimore”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se pas 8 muajsh me pandemi Qeveria e Kosovës ndodhet ende në amulli, në fakt, është e papërgjegjshme dhe e pa aftë për veprime të duhura në të mirë të qytetarëve.

Më poshtë postimi i plotë i Haxhiut në Facebook.

Siç duket Qeverinë e Kosovës e ka zënë pandemia në ” befasi”.
Me masat që ndërmori sot krijoi konfuzion te qytetarët duke mos i sqaruar saktë ato.
Veprimet ad-hoc për të parandaluar infektimin me virusin corona,janë papërgjegjësi dhe absurditet i kësaj qeverie e cila njofton për masat vetëm tre orë para se ai vendim të hyjë në fuqi.
Ky veprim shton edhe më shumë rrezikun për infektim, sepse qytetarët sigurisht me arsye krijuan tollovi kudo për t’i kryer obligimet e tyre personale dhe furnizimet ushqimore.
Edhe pas 8 muajsh me pandemi Qeveria e Kosovës ndodhet ende në amulli, në fakt, është e papërgjegjëshme dhe
e pa aftë për veprime të duhura në të mirë të qytetarëve.