Hashim Thaçi jep dorëheqje nga pozita e presidentit

LAJME

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Thaçi ka thënë se sot është njoftuar për konfirmimin aktakuzës nga njerëz kompetent.

 

“Para pak qastesh jam informuar prej njerzve kompetent se gjykatësi paraprak i dhomave të specializuar ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, tha Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se ashtu siç kishte thënë më herët, ai që nga sot nuk do jetë më president i vendit dhe jep dorëheqje nga kjo pozitë për t’i hapur rrugë drejtësisë.

“Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai.