Haradinaj nuk lëshon pe: Unë president, ose vendi shkon në zgjedhje të reja

LAJME

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka thënë prerazi se nëse ai nuk përkrahet për president vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne kemi dhënë një ofertë, nëse nuk e shohin si opsion, më lehtë për Aleancën është me ju kthy qytetarëve. Çështjen e presidentit nuk ka qenë çështje e marrëveshjes së koalicionit. Kjo qeveri aktuale mandatin e ka pasur deri në mars. AAK ka dhënë një opsion si me u zgjidh presidenti, nëse ky opsion nuk përkrahet e shoh si reale shkuarjen në zgjedhje. Unë e shoh bukur të shëndetshme edhe shkuarjen në zgjedhje. Kosova e fiton një vendim që e marrin qytetarët”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë se e ka të vështirë ta japë votën për një president tjetër.

“Nëse politika nuk ka zgjidhje, vendimmarrësit, pse mos me ja dhënë vendimin sovranit. E kam vështirë me ia dhënë votën për president e të më dhemb koka mua, që më pas të jem shkaktarë për atë vote. Nëse nuk arrihet marrëveshja për presidentin atëherë shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse zgjidhet president një person tjetër, ai ka thënë se i uron sukses dhe se nuk ka arsyet atëherë partia e tij të mbetet pjesë e qeverisë pasi do të krijohej një qeveri që nuk ka nevojë për votat e partisë së tij.