Guvernatori i Pensilvanisë: Ne mund të mos e dimë rezultatin as sot

LAJME

Numërimi i votave është ende duke u zhvilluar në Pensilvani dhe guvernatori Tom Wolf thotë se ka rreth 3 milion fletëvotime me postë për t’u numëruar.

Kjo mund të vonojë rezultatin sa që nuk mund t’i dimë rezultatet as sot, tha ai, përcjell GazetaBlic.

“Gjëja më e rëndësishme është që të kemi rezultate të sakta. Përsëri, edhe nëse kjo zgjat pak më shumë sesa jemi mësuar, “tha Wolf para pak çastesh në një konferencë shtypi.