Gjykata Speciale ngritë aktakuzë edhe ndaj “Dhjetëshit”, Rexhep Selimit

LAJME

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Rexhep Selimi


Selimi ka deklaruar se sot është kontaktuar nga Specialja dhe ju është konfirmuar se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

 

Deputeti i VV’së thotë se nesër do të udhëton për në Hagë, atje ai thotë do të shkon me kokën lartë dhe kurdo që kthehet do kthehet me kokën lartë, pasi është dhe do jetë ushtar i UÇK’së ku është i gatshëm të jep gjithçka nga vetja.

 

Postimi i plotë nga Selimi:

Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.

Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.

Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!

 

Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.