Gjobiten 500 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID-19

LAJME

Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 500 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.