Gjermania regjistron mbi 16 mijë raste të reja me koronavirus

LAJME

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch për sëmundje infektive, në Gjermani janë regjistruat 16 mijë e 17 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 658 mijë e 505.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 63 persona si pasojë e Covid-19, ndërsa shifra totale e viktimave ka shkuar në 11 mijë e 289.

Në Indi po vazhdon të jetë numri i lartë i rasteve me koronavirus, por shifra është përgjysmë më e ulët se që ishte gjatë kulmit të pandemisë në këtë vend në shtator.

Në Indi janë regjistruar 45.674 raste të reja me koronavirus, duke çuar totalin e rasteve në 8.5 milionë. Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë vdekur 559 pacientë, ndërsa totali i të vdekurve ka arritur në 126.121.

SHBA-ja vazhdon të kryesojë me numrin total të rasteve dhe po ashtu me vdekje si pasojë e COVID-19. Në SHBA në total janë regjistruar 9.81 milionë raste. Teksasi është bërë shteti i parë në SHBA që e ka kaluar shifrën e 1 milion rasteve.