Enver Hoxhaj zëvendëson Kadri Veselin në krye të PDK’së

LAJME

Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës


Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK’së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Veseli e Hashim Thaçin.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK’në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, për t’u nisur në Hagë.