Enver Hoxhaj merr drejtimin e PDK-së pas shkuarjes së Kadri Veselit në Hagë

LAJME

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka konfitmuar se nga sot do të jetë në krye të PDK-së.


Hoxhaj ka bërë të ditur se  Këshilli Drejtues i partisë ka vendosur që ai të jetë ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së.

“Partia ma ka besuar mua një detyrë të vështirë, kjo është një përgjegjësi e madhe për mua dhe këdo që gjendet në një pozitë të tillë. Në emër të PDK ne ftojnë për maturi dhe solidaritet”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ai tha se Kosova po e paguan një çmim të lartë të lirisë, mirëpo se sipas tij e gjithë Kosova është krenare me çlirimtarët.

“Gjatë luftës në Kosovë, vendi ka paguar një çmim të madh me një numër shumë të madh të viktimave në njerëz, si pasojë e politikës së gjenocidit të ndjekur nga Serbia. Kosova tani po paguan një çmim tjetër. Ne miqtë e Thaçit dhe Veselit, jemi krenarë me ta. Jemi krenar me arritjet e tyre dhe me sjelljen shembullore të liderëve historik”, tha ai.