E mposhtë koronavirusin edhe deputeti i PDK’së, Bedri Hamza

LAJME

Depueti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar i kësaj partie është shëruar nga koronavirusi.


Vajza e tij, Doruntina ka njoftuar se Hamza pas testimit ka dalur negativ dhe po ndjehet shumë me shëndet.

 

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit për Covid-19 babi ka dalë negativ. Ju faleminderit prej zemrës për gjithë kujdesin e fjaët e mira gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Kujtojmë, se që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para, në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 23 mijë e 425 persona