Deputeti i VV-së: Ata që për ta ruajtur pushtetin e tyre tradhtuan vullnetin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë Kurti

LAJME

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se populli i Kosovës nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare territoresh.

Tutje ai thotë se dikush shtetin e vuri në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke “nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit”.

Postimi  i plotë:

Populli i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare të pista territoresh.

Ata që për ta ruajtur pushtetin e tyre tradhtuan vullnetin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë Kurti.

Ata që hoqën reciprocitetin me Serbinë dhe që shtetin e vënë në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit