Deputetët e VV-së bashkë shikojnë paraqitjen e parë të Rexhep Selimit para Specialjes

LAJME

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


Kjo është paraqitja e parë e Selimit para Dhomave të Specializuara.

Deputetët dhe zyrtarët e VV-së janë mbledhur për ti dhënë përkrahje Selimit gjatë paraqitjes së tij në Hagë.

Ish-ministrja Albulena Haxhiu ka postuar një foto ku shihet zyrtarët e Vetëvendosjes të mbledhur për të shikuar paraqitjen e Selimit para Dhomave të Specializuara.

“Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”,shkruhet përbri fotos së publikuar.