Daut Haradinaj për Thaçin e Veselin: Do të ktheheni edhe më të fortë

LAJME

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Haradinaj përmes Facebook’it ka shkruar shumë shkurt se Thaçi e Veseli do të kthehen edhe më të fortë.

 

“Do të ktheheni edhe më të fortë”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se Thaçi e Veseli po akuzohen nga Specialja për krime lufte.//